U plagos me thikë nga bashkëshorti në Pogradec, 28-vjeçarja niset me helikopter drejt Traumës në Tiranë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2026, 15:15 | Kronikë

U plagos me thikë nga bashkëshorti në Pogradec,

28-vjeçarja Bleona Xhaja, e cila mbeti e plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj, pas një konflikti në familje në Lagjen 4 të Pogradecit, është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

E reja mori fillimisht ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Pogradecit, por për shkak të gjendjes së saj shëndetësore u vendos transportimi urgjent drejt kryeqytetit për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin e saj, Fatmir Xhaja, dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pogradec / Informacion paraprak.

Plagosi me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, kapet në flagrancë në banesë falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe shoqërohet në Komisariat 30-vjeçari.

Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, shtetasi R. Xh., 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen B. Xh., 28 vjeçe, e cila po merr mjekim në spital.

30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos