
Burri ka plagosur rëndë me thikë bashkëshorten e tij, pas një konflikti të ndodhur në banesën e tyre në lagjen nr.4 të Pogradecit.
A2CNN mëson se e plagosur ka mbetur 27-vjeçarja Bleona Xhaja, e cila është transportuar në spitalin e Pogradec.
Gjendja shëndetësore e të plagosurës është e rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës, raporton A2CNN.
Bashkëshorti është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku po merret në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarje. (A2 Televizion)