Ndryshime në Policinë e Shkodrës, ikën drejtuesi Gentian Berberi, ja kush e zëvendëson

Nga Senad Nikshiqi
22 Qershor 2026, 13:05 | Kronikë

Ndryshime në Policinë e Shkodrës, ikën drejtuesi Gentian

Gentian Berberi nuk do të jetë më drejtori i Policisë së Shkodrës. Pas 11 muajsh në këtë detyrë Berberi pritet që të largohet nga Shkodra për t’i lënë vendin një tjetër drejtuesi, shkruan A2 CNN. Në krye të policisë së Shkodrës pritet që të emërohet Dashamir Spaho i cili më parë ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit të Policisë në Shkodër.

Pak kohë më parë u pezullua nga detyra shefi i komisariatit Bekim Lika pas një parcele me kanabis të zbuluar në Velipojë.

Emri i Gentian Berberit kishte pak kohë që përflitej dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga drejtori i përgjithshëm i policisë Skënder Hita.

Berberi i cili më parë drejtonte policinë në Kukës, mori drejtimin e policisë së Shkodrës para 11 muajsh pas largimit të Fatmir Lleshit në kohën e prishjeve të ndërtimeve në Theth.

Ndërkohë Dashamir Spaho së fundmi ishte drejtues në departamentin për kufirin dhe migracionin në drejtorinë e përgjithshme në policinë e shtetit dhe rikthehet në Shkodër këtë radhë si drejtor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos