
Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e sotme pranë markatës së Fruta-Perimeve në Durrës, teksa po ndiqej nga policia për arrestimin e tij, raporton A2 CNN.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë tentativës për t’iu shmangur forcave të policisë, ai është përplasur me katër automjete. Pas aksidentit, i dyshuari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja. (A2 Televizion)