Raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran, eksperti: Shenja pozitive diplomatike

Nga A2 CNN
22 Qershor 2026, 08:39 | Aktualitet

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, komentoi në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN zhvillimet e fundit në raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke i cilësuar si pozitive sinjalet diplomatike. Sipas Laçit, JD Vance ka treguar qëndrueshmëri në raport me bisedimet dhe mund të kemi një konkludim për paqe, ndonëse Netanjahu ka dëshirë të vashdojë luftën në Liban.

Kemi një memorandum në lidhje me vendosjen e një paqeje paraprake midis SHBA-ve dhe Iranit. Memorandumi përfshin disa pika, ku pikë kryesore është pagesa prej 300 miliardë dollarësh e SHBA-ve për dëmet e shkaktuara në Iran, stopimit e pasurimit të uraniumit të Iranit. Një nga pikat kryesore që iranianët kanë pasur në marrëveshje është ndalimi i luftës në Liban dhe vendosja e kësaj klauzole, e ka kthyer në pamundësi vendosjen e paqes totale, për sa kohë Netanjahu s’bie dakord për këtë pikë. Besoj se SHBA-të do t’i kenë levat për të ndaluar avancimin e pushtimit të Libanit nga Izraeli. Duhet parë vazhdimësia si JD Vance do negociojë. Për të qenë kandidatura post-Trump ai do të bëjë të pamundurën për të pasur një paqe me Iranit. Në gjykimin tim janë shenja pozitive diplomatike dhe shumë palë kanë besim te JD Vance, ka treguar një farë qëndrueshmërie konstante në raport me bisedimet dhe me deklaratat dhe besoj do ketë një konkludim, përtej dëshirës së Netanjahur për ta vazhduar këtë luftë”, tha Laçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos