Provimi i fundit i maturës: Respektoni rregulloren, 29 maturantë të përjashtuar

Nga Ornela Joti
22 Qershor 2026, 15:38 | Aktualitet

Të martën zhvillohet provimi i fundit i maturës shtetërore. Mbi 26 mijë maturantë pritet t’i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje, cili tregon edhe orientimin e të rinjve drejt shkollave të larta.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro  ju ka bërë thirrje maturantëve të respektojnë rregullat e provimit duke rikujtuar se përdorimi i telefonave dhe çdo pajisje tjetër inteligjente është e ndalur në ambientet e testimit.

Në tri provimet e para janë përjashtuar nga Matura Shtetërore 29 maturantë të cilët kanë shkelur rregullat e provimit.

Sipas ministrisë ata kanë humbur për këtë vit të drejtën e dhënies së provimeve dhe aplikimit për shkollë të lartë. Me mbylljen e provimeve të maturës Shtetërore do të nisë procesi i aplikimit për në universitete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos