BE-ja rishikon samitin me Mbretërinë e Bashkuar pas njoftimit të dorëheqjes së Starmer

Nga A2 CNN
22 Qershor 2026, 18:19 | Bota

BE-ja rishikon samitin me Mbretërinë e Bashkuar pas njoftimit të

Brukseli po rishikon organizimin e një samiti të rëndësishëm mes Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar të planifikuar për më 22 korrik, pas zhvillimeve të fundit politike në Londër që kanë vënë në pikëpyetje stabilitetin e qeverisë britanike.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, deklaroi se institucionet e BE-së janë në proces “rivlerësimi” të mundësisë për mbajtjen e samitit siç ishte parashikuar, në bashkëpunim me Këshillin Evropian dhe autoritetet britanike.

Sipas saj, vendimi përfundimtar do të varet nga zhvillimet e brendshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Samiti, i cili ishte konfirmuar vetëm javën e kaluar gjatë një takimi mes kryeministrit britanik Keir Starmer dhe drejtuesve të BE-së në samitin e G7 në Francë, ishte menduar si një hap i rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve pas Brexit-it. Në fokus priteshin marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit tregtar, integrimin e tregjeve të energjisë elektrike dhe rritjen e lëvizshmërisë së të rinjve.

Megjithatë, situata politike në Londër është bërë më e paqartë pas njoftimit të Starmer për largim nga posti i kryeministrit, gjë që ka hapur diskutime mbi mundësinë e shtyrjes së samitit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos