Gati 100-vjeçare, brenda varrezës më të madhe të avionëve në botë

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 15:38 | Aktualitet

4 mijë avionë luftarakë qëndrojnë të paprekur në atë që konsiderohet si varreza më e madhe në botë e aeroplanëve. Dikur ishin avionët elitarë të ushtrisë amerikane, ndërsa sot janë lënë të ndryshken në një fushë në Arizona, në bazën ajrore ushtarake “Davis-Monthan” në Tucson.

Zyrtarisht vendi quhet Grupi 309 i Rigjenerimit dhe Mirëmbajtjes së Hapësirës Ajrore dhe aty ndodhen aeroplanë që dikur kanë qenë pjesë e Aviacionit Amerikan, Ushtrisë, Rojës Bregdetare dhe Marinës.

Në një sipërfaqe prej rreth 10 kilometrash katrorë mjetet fluturuese janë mbledhur aty që prej Luftës II Botërore dhe që sot kapin një vlerë prej rreth 38 miliardë dollarë.

Disa avionë janë pothuajse të rinj, ndërsa të tjerë janë mbuluar për t’u mbrojtur pasi mund të fluturojnë sërish. Ndërsa të tjerë janë çmontuar dhe pjesët e tyre do të përdoren për të ndërtuar avionë të tjerë.

E hapur që në vitin 1925, vendi për këtë varrezë është zgjedhur për shkak se aty niveli i lagështisë është i ulët dhe temperaturat janë të larta, diçka që ndihmon në frenimin e procesin të ndryshkjes.

https://a2news.com/2023/01/18/avionet-me-te-shpejte-ne-bote/
https://a2news.com/2020/12/22/avioni-i-luftes-se-ftohte-ringjallet-pas-12-vitesh/
https://a2news.com/2019/10/12/ne-xhunglen-e-skrapit-varreza-e-mistershme-e-avioneve/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi