Gjashtë deputetë të PD-së përjashtohen nga punimet e Kuvendit

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 09:59 | Politikë
Gjashtë deputetë të PD-së përjashtohen nga punimet e

Gjashtë deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Sekretariati i Etikës vendosi që Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Sorina Koti nuk do të lejohen në seancë për 10 ditë, ndërsa Lindita Metaliaj është përjashtuar për 5 ditë dhe Greta Bardeli për 3 ditë.

Më 16 shkurt, Byroja e Kuvendit mban në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar për 10 ditë nga punimet Sali Berishën dhe Flamur Nokën, si dhe për 5 ditë Edi Palokën dhe Belind Këlliçin.

Vendimi për gjashtë deputetët e tjerë u mor pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të cilët akuzojnë kolegët demokratë për pengim të vazhdueshëm të mbarëvajtjes së punimeve në seancat plenare. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/16/bylykbashi-po-i-hiqet-e-drejta-e-opozites-per-ti-kerkuar-llogari-qeverise/
https://a2news.com/2023/02/20/rama-nuk-shkon-ne-parlament-sepse-ndihet-fajtor/

A2 CNN Livestream

Latest Videos