Gjuha Shqipe, zyrtarisht në Universitetin e Harvardit

Nga A2 CNN
8 Prill 2023, 11:52 | Aktualitet
Gjuha Shqipe, zyrtarisht në Universitetin e Harvardit

Tashmë, Gjuha Shqipe është zyrtarisht pjesë e kurrikulës së gjuhës edhe në Universitetin e Harvardit. Lajmin e ka ndarë në Facebook ministria e Punëve të Jashtme, sipas të cilës, këtë semestër studentët e Universitetit të Harvardit mes gjuhëve të tjera do të kenë mundësi të studiojnë edhe gjuhën shqipe.

E konsideruar gjerësisht si një nga gjuhët më të vjetra në familjen e gjuhëve indo-evropiane, e ndryshme dhe e vetmja përfaqësuese e një dege të veçantë të gjuhëve indo-evropiane, gjuha shqipe mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane si në Universitetin shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, Nju Jork dhe tashmë do të mësohet edhe në Universitetin e Harvardit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos