Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Greqia në flakë, zjarrfikësit në luftë me zjarret në Boeoti dhe Alexandroupolis

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 11:36 | Ballkani
Greqia në flakë, zjarrfikësit në luftë me zjarret

Zjarrfikësit grekë janë angazhuar me shuarjen e zjarrit që ka rënë në një zonë pyjore dhe bujqësore në Boeoti, pranë vendbanimit Prodromos, ku situata mbetet e vështirë për shkak të erërave të forta.

Sipas guvernatorit të rajonit të Greqisë Qendrore, Fanis Spanos, i intervistuar nga Kathimerini, “flakët e zjarrit janë përhapur mes vendbanimit Prodromos dhe plazhit të Sarantit, duke u nisur nga jugu drejt plazhit”.

Spanos e quajti situatën të vështirë dhe shtoi se zjarrfikësit po ndërhyjnë në zonën e Sarantit për të mbrojtur pronat e shtëpive dhe strukturat. Bëhet fjalë për qindra shtëpi të rrezikuara nga flakët e zjarrit tha ai.

Aktualisht në zonë janë të angazhuar 52 zjarrfikës, 16 automjete, 2 avionë dhe një helikopter.

Ndërkohë në rajonin e Thrakisë, në Greqinë verilindore, pranë Aleksandropolisit, zjarri i rënë tri ditë më parë vijon në mënyrë të pakontrolluar, i favorizuar edhe nga erërat e forta. Deri më sot janë evakuuar 12 qendra të popullsisë. Frontet më sfiduese, siç raporton Kathimerini, janë ato të Nipsës, Dorikos dhe në rajonin mes Amfitritit dhe Maestros. Zjarrfikësit janë të zënë me luftimin e përparimit të zjarrit drejt Parkut Kombëtar Dadia, i cili pësoi dëme të mëdha nga zjarri vitin e kaluar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi