Përtej angazhimit në rritje në tregun e punës, gratë vijojnë të përballen çdo ditë me pabarazinë gjinore. Për çdo lekë që një burrë fiton në Shqipëri, për po të njëjtën kohë të shpenzuar në punë, një grua merr gati 7% më pak. Sipas statistikave, gratë në Shqipëri janë në pozita më të pafavorshme se burrat edhe kur ato janë më të arsimuara. (A2 Televizion)