Heqja e taksave, ekspertët: Goditje për buxhetin, mund të rrisë taksat e fshehta

Nga A2 CNN
11 Qershor 2020, 16:52 | Ekonomi
Heqja e taksave, ekspertët: Goditje për buxhetin, mund të

Nisma e qeverisë për të zeruar tatim-fitimin për bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë do të godasë buxhetin e shtetit.

Eksperti kontabël Artur Papajani, vlerëson se humbjet që mund të shkaktojë kjo masë në të ardhura janë të mëdha dhe si alternativë për kompensimin e tyre mund të shihet rritja e taksave të tjera të fshehura.

Sipas Artur Papajanit kjo nismë mbart edhe rrezikun për rritjen e evazionit nga kompanitë e mëdha.

Nga ana tjetër, bizneset e vogla edhe pse mirëpresin nismën e ekzekutivit për heqjen e taksave, janë mosbesues pasi e konsiderojnë elektorale.

Shoqata e Biznesit të Vogël kërkon një paketë emergjente për rimëkëmbjen pas pandemisë për të shmangur falimentimin e sipërmarrjeve të vogla për shkak të krizës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos