Incidentet në Veri, Grenell: Lironi Hashim Thaçin nga Haga

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 08:12 | Kosova
Incidentet në Veri, Grenell: Lironi Hashim Thaçin nga Haga

Ish i dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka reaguar ashpër pas rikthimit të tensioneve në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Grenell kërkoi një ndryshim të strategjisë së BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pasi ajo aktuale po e përkeqëson krizën në Ballkan.

Grenell bëri thirrje për lirimin e serbëve të ndaluar dhe gjithashtu dhe të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.

“Albin Kurti duhet të lirojë serbët e ndaluar, të hapen të gjitha vendkalimet dhe të hiqen të gjitha barrikadat – njëkohësisht. Dhe nëse Kurti nuk e bën këtë menjëherë, atëherë SHBA-ja duhet të ndalojë çdo ndihmë. Nuk duhet të mbështesim dikë që krijon terror. U bëj thirrje evropianëve që të ndryshojnë direktivat e strategjisë së tyre Kosovë-Serbi. Ata nuk po e ndihmojnë krizën ballkanike – po e përkeqësojnë atë me ndërhyrjet e tyre të njëanshme dhe të çrregullta. Dhe lironi Hashim Thaçin menjëherë nga Haga”, shkruan Grenell. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos