Informalitet i lartë i turizmit në Gjirokastër, gjysma e njësive akomoduese të paregjistruara

Nga A2 CNN
8 Qershor 2023, 13:04 | Aktualitet
Informalitet i lartë i turizmit në Gjirokastër, gjysma e

Sezoni turistik në Gjirokastër ka nisur me shifra të kënaqshme duke premtuar një vijueshmëri me një numër të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj. Kjo rritje ka sjellë edhe një spostim të interesit nga ana e vizitorëve, të cilët përveç qytetit të Gjirokastrës, përfshirë kalanë dhe pazarin, po frekuentohen edhe zonat përreth. Dhe kjo ka bërë që të hapen një numër i konsiderueshëm bujtinash që mirëpresin vizitorët, por që kanë cenuar konkurrencën e ndershme, pasi thuajse gjysma e hoteleve dhe njësive akomoduese dhe të shërbimit në Gjirokastër janë të palicensuara dhe të paregjistruar në organet tatimore.

“Ka pasur nevojë për shumë bujtina. Këto janë krijuar, por nuk e kanë gjetur rrugën e tyre. Gjysma e tyre janë të pacertifikuara dhe standardizuara”, shprehet Vasil Garo operator turistik në Gjirokastër.

“Bën një lloj konkurrence të pandershme dhe kjo na godet në treg se jemi 100% të deklaruar me shumë punonjës e shpenzime”, thotë Piro Dhima administrator hoteli, Gjirokastër

Përveç konkurrencës së pandershme kjo situatë rrezikon të dëmtojë edhe standardin e shërbimit ndaj turistëve.

“Ul nivelin e standardit të shërbimit turistik, se një bujtinë apo hotel i pacertifikuar i pakanalizuar me standardet të cilat duhet të jenë, cenon standardin turistik dhe riskon turistët”, shprehet Vasil Garo.

Sakaq nga ana e zyrës së tatim-taksave në Gjirokastër bëhet me dije se inspektorët janë duke kryer monitorimi dhe verifikimi në terren për evidentimin e njësive të shërbimit të paregjistruar në organet tatimore. Verifikim i cili duhej bërë para nisjes së sezonit, gjithsesi asnjëherë nuk është vonë për të garantuar një konkurrencë të ndershme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos