Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka gati një sërë emrash për ambasadorë shqiptarë në disa shtete, të cilët do t’i propozohen Kuvendit.
Për vendin bosh të Ermal Dredhës si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, ministrja Olta Xhaçka propozon Ridi Kurtezin, i cili aktualisht shërben si ambasador i Shqipërisë në Malin e Zi.
Ndërsa, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, është propozuar si kandidat për Ambasador të Shqipërisë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.
Ish-nënkryetarja e kuvendit, Vasilika Hysi, propozohet për ambasadore në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Kandidatë të tjerë janë Ilir Gjoni, për ambasador në NATO, ish-deputeti Fatmir Velaj për ambasador në Austris, Meri Kumbe, kandidat për ambasador në Izrael, Aida Sakiqi kandidate për ambasadore e Shqipërisë në Gjermani.
Kandidat për ambasador të Shqipërisë në Zvicër dhe Principatën e Lihtenshtajnit është propozuar Mustafa Nano. (A2 Televizion)

