Në sallën plenare të Kuvendit, në bashkëpunim me shoqatën patriotike Çamëria, u përkujtua 82 vjetori i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Mes mesazheve kryesore, përbashkues ishte qëllimi se askush nuk kërkon konflikt por kujtesë dhe respekt.
Në Europën e bashkuar ku synojnë të bashkëjetojnë, Shqipëria dhe Greqia kanë më shumë të përbashkëta sesa çfarë i ndan, pohoi drejtuesi i shoqatës Çamëria.
Bashkëjetesa europiane ishte çfarë u nënvizua edhe nga përfaqësues të mazhorancës. Ceremonia u mbyll me vallen tradicionale të Osman Takës. (A2 Televizion)