“Eurodeputetë në protestën kombëtare”, gazetari i A2CNN: Në këtë datë janë thirrur qytetarët të vijnë në Tiranë

Nga A2 CNN
25 Qershor 2026, 22:44 | Politikë

Gazetari i A2CNN, Anesti Barjamemaj, bëri me dije se në protestën kombëtare të radhës do të jenë të pranishëm edhe eurodeputetë.

“Janë disa eurodeputetë që kanë thënë që do të jenë në protestë, pritet që një pjesë e tyre të jetë ditën e shtunë, në 27 qershor, kur do të jetë edhe protesta kombëtare. Kjo gjë është njoftuar edhe nga foltorja e protestës, ku është thënë që do të ketë eurodeputetë të cilët kanë pasur deklarata publike në mbështetje të protestuesve”, tha Barjamemaj në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Në lidhje me protestën kombëtare të së shtunës, gazetari Barjamemaj theksoi: “Janë thirrur qytetarët të vijnë në Tiranë. Ndërsa sa i përket protestave në Europë, aktivistë të shumtë nga diaspora po përpiqen me autoritetet e vendeve të ndryshme për të marrë lejet dhe për të bërë protesta në Gjermani, Belgjikë, Francë e SHBA gjatë fundjavës. Problem mbetet marrja e lejes”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos