“Problem i madh”, Çipa debat me Denajn: Po lind një opozitë e re dhe ju nuk e vlerësoni

Nga A2 CNN
25 Qershor 2026, 21:57 | Politikë

Jemi para lindjes së një opozite të re. Kështu u shpreh gazetari Aleksandër Çipa, duke iu drejtuar deputetes socialiste Anila Denaj në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, sipas të cilit mazhoranca nuk e konsideron dhe ky sipas tij është një problem i madh, që nuk po reflekton.

“Nuk është opozitë formale, sepse nuk ka përfaqësues. Por ju nuk e konsideroni si të tillë dhe ky është një problem dhe ky është një problem serioz. Ka dy gjëra që opinioni shëndosh i kësaj shoqërie thotë nuk mund të ripërsëritet ose nuk mund të biem në recidivizëm politik të konfliktit. Dhe kjo protestë është kaq e mençur nga pikëpamja e korrektesës qytetare, që nuk po vlerësohet dhe nuk përgjigjet korrektesës së saj me një korrektesë reflektimi ose reagimi. Kjo duhet dhe këtu çështja është edhe një ndërgjegje politike. Nuk e bën këtë një individ”, tha Çipa.

Në përgjigje të kësaj deklarate, Denaj tha se çdo shqetësim i ngritur nga protestuesit duhet të trajtohet përmes kanaleve institucionale dhe komisioneve parlamentare përkatëse, në mënyrë që debatet të marrin përgjigje konkrete dhe të mos mbeten në nivel të përgjithshëm apo të keqpërdoren politikisht.

“Edhe klasa politike nuk e bën dot duke mos ditur me kë do diskutoje. Kërkesat fillohet ndryshe. Nuk jam duke mbrojtur thjesht kryeministrin. Jam duke mbrojtur legjitimitetin institucional. të atyre që janë instrumenta të njohur me kushtetutë për të cilat është votuar një vit më parë. Këtë jam duke mbrojtur. Kjo është shumë e nevojshme për ta ritheksuar jo vetëm për të shkuarën, por dhe për të ardhmen. Por nga ana tjetër ky produkt që nisi për Zvërnecin, atëherë pyetja do të ishte një dhe vetëm një. A ka projekt mjedisi ky projekt? A ka një studim fizibiliteti për mjedisin ky projekt? Dhe po ju them atë që di. Si kryetar e këtij komisioni, për të cilin ministri përgjegjës i mjedisit ka raportuar dhe ka thënë jo nuk ka. Në momentin që vjen, sepse është duke u bërë nga një nga studiot më të rëndësishme të kontraktuara nga privati, i cili është në një marrëdhënie me privat për çështjen e pronës, do të vijë dhe diskutohet a duhet ky raport të jetë publik? Për mendimin tim po. Por sot nuk është. Ajo që dimë është që në përgjithësi nga studimi paraprak i bërë do të shtohen 25% sipërfaqe të gjelbër dhe nuk do të preket asnjë gjë në pjesën shtetërore. Është vetëm pjesa e pronës private. E megjithatë edhe në pjesën e pronës private ti nuk ke të drejtë të prishësh ekosistemin pavarësisht në çfarë kategorie je dhe për këtë duhet raporti mjedisor. Në një moment që protestuesit e nisur me këtë objektiv në ditën një deri në ditën pesë të mbledhjes marr një përgjigje. Ky është një kanalizim institucional. çështje të tjera që lidhen me ekonominë apo me inflacionin apo me pensionistët me komisionet përkatëse. Pra kjo duhet kanalizuar për të mos ngelur e përgjithshme apo pastaj për t'u keqpërdorur”, theksoi Denaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos