Kumbaro publikon fotot dhe u përgjigjet kritikave për Banjat e Bënjës: Projekti s’ka përfunduar, po kryhen testimet

Nga A2 CNN
26 Qershor 2026, 14:49 | Politikë

Kumbaro publikon fotot dhe u përgjigjet kritikave për Banjat e

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ka reaguar ndaj kritikave dhe komenteve në rrjetet sociale lidhur me punimet në zonën e Ujërave Termale të Bënjës në Përmet, duke publikuar disa foto që tregojnë një realitet tjetër, dhe ka theksuar se projekti është ende në fazën e testimeve dhe nuk ka përfunduar.

Ish-ministrja e Turizmit dhe Kulturës e nis shënimin në rrjetet sociale, duke shkruajtur: “Kush do të shohë me sytë e logjikës dhe jo me lentet e spekulimit, e ka shumë të lehtë të bëjë dallimin mes transformimit që ka pësuar Bënja sot dhe kaosit të deridjeshëm. Nuk është thënë asnjëherë që kantieri ka përfunduar, pasi po kryhen testimet e nevojshme me prurjet e ujit dhe nivelin e vaskave.”

Ministrja sqaron se boshatisja e përkohshme e vaskave është pjesë e procesit teknik dhe se specialistët po monitorojnë funksionimin e tyre.

Sa flasim, vaskat po mbushen sërish, në mënyrë të kontrolluar, sepse inxhinierët (ata të vërtetët, jo gjithologët) e dinë saktësisht se si kryhet kjo punë”.

Kumbaro kritikoi gjithashtu komentet që, sipas saj, synojnë të dëmtojnë imazhin e një prej destinacioneve më të vizituara turistike në jug të vendit.

Prej ditësh dëgjoj e lexoj turlilloj komentesh mbi banjat e Bënjës në Përmet, me një dëshirë malinje, jo vetëm për të bërë si ekspertë që nuk jemi, por edhe për të nxirë një destinacion të jashtëzakonshëm, ku njerëzit janë shpirtbardhë, punëtorë e krijues si rrallëkund - dhe këtu e kam fjalën për përmetarët që më kanë dhënë mësimet më të vyera në jetë e me të cilët kemi ndërtuar e bërë aq shumë punë - për ta bërë Përmetin destinacionin e preferuar, pikërisht atë Përmet që deri para 7-8 vitesh, përveç përmetarëve që riktheheshin te familjet, apo ndonjë zyrtari që shkonte me shërbim, nuk i shkonte mendja njeriu ta shkelte! As tabelë tek Ura e Leklit nuk kishte në vitin 2015 që të tregonte se ku binte Përmeti!

Duke ftuar qytetarët të vizitojnë zonën, ministrja theksoi se investimi është realizuar në harmoni me natyrën dhe se puna ende vijon.

Të gjitha ndërhyrjet – siç shihen në foto apo siç mund t’i shijoni kur ta vizitoni – janë bërë me materiale në harmoni me natyrën dhe brenda estetikës së peizazhit që Perëndia i ka dhuruar asaj zone ku shekujt kanë lënë gjurmët e tyre njerëzore. Ndërkohë puna ende s’ka mbaruar  Janë duke u bërë testimet e nevojshme me prurjet e ujit, nivelin e vaskave, dhe boshatisja e herëpashershme e vaskave është pjesë e procesit. Dhe tani boll e patë Përmetin e Bënjën me syzet e errëta të fejsbukut gjitholog, ejani në Përmet të shijoni Vaskë Currin, bash aty te vaskat termale me ujë”.

Kumbaro publikon fotot dhe u përgjigjet kritikave për Banjat eKumbaro publikon fotot dhe u përgjigjet kritikave për Banjat eKumbaro publikon fotot dhe u përgjigjet kritikave për Banjat e

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos