Kredi me zero interes për shtëpi, përfitojnë 300 punonjës të administratës

Nga A2 CNN
26 Qershor 2026, 16:22 | Politikë

Kredi me zero interes për shtëpi, përfitojnë 300

Nga mësuesit e policët te mjekët apo infermierët te ushtarakët, diplomatët, bashkë me ata që punojnë në Ministrinë e Bujqësisë, atë të Drejtësisë dhe Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të mund të marrin kredi pa interesa për të blerë shtëpi.

Lajmin e dha ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së qeverisë. Sipas saj, janë 300 punonjës të administratës publike, përfshirë rrogëtarët në Ministrinë e Financave, Infrastrukturës dhe Energjisë, Turizmit dhe Mjedisit dhe Kryeministri  që mund të aplikojnë për të përfituar nga programi i qeverisë.

Për të përfituar nga politika e strehimit social, ata që punojnë në shtet duhet të kenë një kontratë afatgjatë. Gjithashtu ata duhet të mos kenë banesë në emër të tyre apo familjarëve dhe të kenë të ardhura të mjaftueshme për të shlyer kredinë, por më pak se 135 mijë lekë në muaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos