
Numri akteve që kemi miratuar ditën e sotme në Këshillin e Ministrave, përgjigje ndaj kërkesave të protestuesve. Kështu iu përgjigj interesit të gazetarëve ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, kur u pyet në lidhje me kërkesat e protestuesve të cilët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe të qeverisë. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ajo tha se pavarësisht këtyre thirrjeve PS-në dhe Ramën e kanë votuar mbi 800 mijë qytetarë për të përmbushur procesin e integrimit.
“Përgjigjja ime tregohet me numrin e akteve që miratuam sot në Këshillin e Ministrave. Jemi në një proces që kërkon vëmendje maksimale. Jemi në garë me veten për të integruar Shqipërinë në BE. Është një kalendar aktesh që do të duhet të miratojmë brenda qershorit, dhjetorit dhe brenda 2017
Është në punë e jashtëzakonshme që qeveria e administrata po bëjnë çdo ditë dhe ky do të jetë prioriteti maksimal.
Unë shoh që janë një numër qytetarët që janë duke thirru me zë të lartë ndërkohë që unë jam duke folur por janë mbi 800 mijë qytetarë që kanë zgjedhur PS e kanë votuar për Ramën për drejtimin e vendit. Ne i detyrohemi të përmbushim detyrat në procesin e integrimit që është historik". (A2 Televizion)