“Shqipëria dhe Kosova mund të bënin më mirë në Botëror se disa skuadra që janë aty”

Nga A2 CNN
26 Qershor 2026, 17:20 | Futboll

Ish-futbollisti i Kombëtares, Valdet Rama, thotë se Shqipëria dhe Kosova do të ishin paraqitur shumë më mirë se disa skuadra të tjera në Kupën e Botës, nëse do të kishin arritur të kualifikoheshin.

“Shpresoj shumë që, si Shqipërinë, gjithashtu dhe Kosovën, t’i shohim ndonjëherë në Kampionatin Botëror. Besoj që do të kishin bërë më shumë se disa skuadra që janë për momentin aty”, tha Rama në “Jashtë fushe” nga Dea Kozma, në A2 CNN. “Po ç të them, besoj që ndoshta na vyen edhe pak kohë edhe shpresoj në të ardhmen nuk do të jetë në diskutim që të kualifikohemi”.

Shqipëria dhe Kosova e mbyllën në vend të dytë grupet e tyre në kualifikueset e Botërorit, duke kaluar në playoff. Kuqezinjtë u eliminuan në raundin e parë nga Polonia, ndërsa Kosova mundi Sllovakinë, por më pas u eliminua nga Turqia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos