Kupa e Botës, Granit Xhaka udhëheq Zvicrën në fitoren e Grupit B

Nga A2 CNN
24 Qershor 2026, 23:35 | Futboll

Kupa e Botës, Granit Xhaka udhëheq Zvicrën në fitoren e

Zvicra ka siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të Botërorit si e para e grupit.

Helvetët e udhëhequr nga Granit Xhaka kaluan si kryesues të Grupit B me 7 pikë, pas fitores 2-1 ndaj Kanadasë, e cila e mbylli në vendin e dytë me 4 pikë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa e dyta ishte tjetër histori. Dy gola të shpjetë nga Vargas në minutën e 46-të dhe Mazambo në minutën e 57-të, i dhanë avantazhin e dyfishtë Zvicrës, shkruan A2.

Kanadaja reagoi dhe ngushtoi shifrat në minutën e 76-të, me golin e Promise David. Kanadezët provuan deri në fund, por nuk ia dolën të barazojnë dot, duke u kualifikuar nga vendi i dytë, me pikë të barabarta me Bosnjën, por ballkanasit u penalizuan nga golavarazhi dhe mbetën në vendin e tretë.Bosnja triumfoi 3-1 ndaj Katarit. Supergoli i Alajbegovic në minutën e 29-të dhe autogoli i Abunada, i dhanë avantazhin ballkanasve, që u ndëshkuan në minutën e 42-të nga Al Haydos.

Në pjesën e dytë, Bosnja vulosi fitoren 3-1, me golin e Mahmic në minutën e 80-të.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos