
Një tjetër plagosje me armë zjarri është regjistruar në Sukth të Durrësit.
Ndërkohë, kjo është ngjarja e dytë e rëndë e raportuar mbrëmjen e së mërkurës në qarkun e Durrësit.
Më herët, në fshatin Agonas të Kavajës, një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi tragjikisht. Sipas Policisë, 76-vjeçari me inicialet M.Rr. dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij, E.Rr., 74 vjeç, teksa ndodheshin në një arë duke mbledhur bazë ushqimore për blegtorinë. (A2 Televizion)