Siguria gjatë sezonit veror, Policia shqiptare në shërbim në Firence

Nga A2 CNN
24 Qershor 2026, 15:15 | Kronikë

Siguria gjatë sezonit veror, Policia shqiptare në shërbim në

Dy punonjës të Policisë së Shtetit po kryejnë shërbim në Firence, përkrah kolegëve të Policisë Italiane, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkombëtar për sigurinë gjatë sezonit veror.

Siguria gjatë sezonit veror, Policia shqiptare në shërbim në

Drejtori i Policisë së Provincës së Firences, Fausto Lamparelli, priti dhe u uroi mirëseardhjen 2 punonjësve të Policisë së Shtetit shqiptar, të cilët prej disa ditësh po kryejnë shërbim së bashku me patrullat e Policisë së Firences në sheshet dhe rrugët e qendrës historike të qytetit, në linjën e tramvajit, si dhe gjatë shërbimeve të rendit publik që zhvillohen në qytetin e Firences.

Siguria gjatë sezonit veror, Policia shqiptare në shërbim në

“Ky është një tjetër shembull i bashkëpunimit të ngushtë dhe të suksesshëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve italianë, duke forcuar standardet e sigurisë publike dhe duke rritur efektivitetin në parandalimin e kriminalitetit në zonat me fluks të lartë turistik”, njofton policia.

Siguria gjatë sezonit veror, Policia shqiptare në shërbim në

Prej disa vitesh, falë marrëveshjes së përbashkët, gjatë sezonit veror zhvillohen shërbime të përbashkëta në Itali dhe Shqipëri, me efektivë policie nga të dyja shtetet, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe reagimin e koordinuar ndaj çdo rreziku potencial për rendin dhe sigurinë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos