Vrau fqinjin, Gjykata e Durrësit vendos arrest me burg për 25-vjeçarin

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
24 Qershor 2026, 11:29 | Kronikë

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 25-vjeçarin Meklan Mece, i cili akuzohet për vrasjen e fqinjit të tij, 60-vjeçarit Rrapush Memolla, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë në Rrogozhinë.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, 25-vjeçari ka shfaqur pendesë për krimin e kryer, duke deklaruar se nuk donte ta vriste të ndjerin, por në konflikt e sipër nuk e ka kontrolluar dot veten.

Të dhënat paraprake hetimore kanë ngritur dyshime se autori dhe viktima e kësaj ngjarjeje herë pas here kanë pasur zënka në lidhje me ndarjen e oborreve të banesave të tyre dhe mendohet që edhe ditën e kësaj ngjarjeje debati dhe konflikti fizik ka nisur pikërisht për këtë çështje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos