Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtues mjetesh

Nga A2 CNN
24 Qershor 2026, 15:09 | Kronikë

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtues mjetesh

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman, në afërsi të fshatit Fermë Çlirim.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve nga spitali, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos