Dyrmishaj: Partia Socialiste nuk ka frikë nga protesta, kam besim se do ketë dialog me qytetarët

Nga A2 CNN
24 Qershor 2026, 23:23 | Politikë

Psikologia Edlira Dyrmishaj theksoi se “Partia Socialiste nuk ka frikë nga protesta” që është në ditën e saj të 25-të.

“Unë mendoj që Partia Socialiste nuk ka frikë nga protesta dhe nuk është kundër protestuesve, por është kundër gjuhës së përdorur në atë protestë. Është shumë e thjeshtë për ta konceptuar. Ne jemi mësuar të shikojmë partitë e vogla që duan revolucion, sepse shpeshherë janë të ushqyera nga zemërimi, por një parti e madhe nuk ushqehet nga zemërimi. Ushqehet nga nevoja për të gjetur alternativë dhe zgjidhje për qytetarët e saj dhe jam shumë besimplotë që e gjithë kjo gjëja do shkojë drejt dialogut me qytetarët”, tha Dyrmishaj në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Ajo shtoi se PS-ja është e hapur për dialog.

“Ftesa e Partisë Socialiste ka qenë gjithmonë e hapur për të pasur dialog, pastaj nëse duam të bëjmë zhurmë dhe të manipulojmë me emocionet…”, u shpreh Edlira Dyrmishaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos