“Granit Xhaka, futbollisti më i arritur në gjithë Shqiptarinë”

Nga A2 CNN
24 Qershor 2026, 23:50 | Futboll

Xhevahir Kapllani u shpreh se Granit Xhaka është futbollisti më i arritur shqiptar në botë.

“Xhaka ka triumfuar në këto 15 vitet e fundit në futbollin zviceran e më gjerë. Xhaka është flamurtar, është udhëheqës. Për atë çfarë ka arritur, ku ka luajtur me klubet më të mëdha ka dalë kampion, është futbollisti më i arritur në gjithë shqiptarinë. Ka pasur futbollistë shumë të mëdhenj shqiptarë, por Graniti është në një standard dhe nivel tjetër, sa i përket arritjeve”, tha ish-portieri i Kombëtares, Xhevahir Kapllani në studion e “Mega Botërori” nga Altin Sulçe, në A2CNN.

Ndërkohë, lëvdata për kapitenin e Zvicrës pati edhe nga Vangjel Mile.

“Xhaka ka treguar nivel të lartë. Absolutisht. Një nga ato mesfushorët modern që kërkon futbolli i sotëm. E bën shumë mirë fazën sulmuese, është ekuilibrues i ekipit, e bën shumë mirë fazën mbrojtëse dhe normalisht çdo ekip, një lojtar të tillë që dikton ritmin e lojës e do në përbërje. Ka edhe një gjë shumë pozitive që e karakterizon: shpirtin e garës, atë karakterin e një shqiptari të fortë sepse realisht ai e ndjen dhe e shpreh gjatë gjithë kohës atë pjesën që është shumë nacionalist”, tha drejtori i Akademisë së Tiranës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos