Gazetari Fatos Çoçoli është përfshirë në një debat me politologun Afrim Krasniqi. Të ftuar në studion e emisionit “Off the Record” nga Andrea Danglli, dy të ftuarit shkëmbyen replika mbi interesat strategjike të vendit.
Gjatë diskutimit, Krasniqi kritikoi mënyrën e qeverisjes dhe theksoi se zhvillimi i vendit lidhet me forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
“Shqipëria do jetë më e pasur ditën që ka demokraci, jo kur ka para kryeministër me pesë klientët e tij. Shqipëria do jetë më e sigurtë kur ka shtet të drejtës, kur ka transparencë dhe llogaridhënie”, tha ai.
Ndërkohë, Çoçoli u shpreh: Shqipëria do jetë shumë mirë kur të bëhemi më kategori se Papa, jam shumë dakord, por ama të prekësh interesat strategjike të vendit tënd dhe të timit në nivel ekonomik nuk ta lejoj, e krahasove me kohën e Ramiz Alisë. (A2 Televizion)