
“Protesta e ka arritur kulmin revolucionar dhe aktualisht është drejt shuarjes”. Kështu deklaroi në Off the Record psikologia Edlira Dyrmishaj, e cila theksoi se nuk beson që do të zvëndesojë pushtetin apo sistemin. Ajo ngriti pikëpyetje nëse është në favorin Shqipërisë që në këtë moment të ketë destabilitet të ri politik e ekonomik?
“Kjo protestë e ka arritur kulmin revolucionar transformimi dhe evoluimi i mentalitetit të protestuesve, për të kërkuar, për të zhbërë frikën ndaj çdo lloj sistemi, ndaj pushtetit dhe ndaj prijsave të vendit sidoqofshin kahet politike. Nuk e shoh shumë afatgjatë këtë protestë. Mendoj që i ka dhënë sinjalet e shuarjes. Nuk besoj te revolucioni si proces. Evoluimi që ka sjellë në mentalitetin e shqiptarëve është revolucioni i saj dhe maturimi që ka sjellë është kulmi i vet. Nuk besoj që do të zëvendësojë pushtetin e sistemin. Kulmi i saj është maturimi i këtij mentaliteti shoqëror. Pikëpyetja ime shumë e madhe është: a Është në favorin Shqipërisë që në këtë moment të ketë destabilitet të ri politik e ekonomik? Kjo është pikëpyetja që duhet ta mendojë çdo protestues. A i shërben një destabilitet i ri politik Shqipërisë? , u shpreh psikologia Dyrmishaj në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Kjo deklaratë e saj nxiti debatin me ish-deputeten Rudina Hajdari në studio, e cila e akuzoi për argumente kontradiktore.
“Keni argumente kontradiktore: një moment the evoluim mentaliteti dhe një tjetër moment the; bie ndesh me gjeopolitikën e vendit. Ka një argument se kryeministri të thotë hajde dialogojë. Kemi 20 vjet që jemi te dera e BE. Nuk ka kuptim. E njoh mirë procesin dhe hyrja e Shqipërisë është dëmtuar nga ata njerëz që janë aty dhe nuk mund të thoni që protesta po deformon”. (A2 Televizion)