Berisha: Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së është akt antishqiptar i orkestruar nga Edi Rama

Nga A2 CNN
24 Qershor 2026, 23:30 | Politikë

Berisha: Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së është akt

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook dënoi atë që e quajti "përpjekje për përbaltje" të Heroit të Kombit Tahir Sinani dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.

"Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe, si antishqiptare, çdo përpjekje të Edi Ramës, argatit të Aleksandër Vuçiçit dhe vasalëve të tij si Taulant Balla e të tjerë, për përbaltjen e luftës për çlirimin e Kosovës, heronjtë, të rënët dhe luftëtarët e saj", lexohet në postim, shkruan A2.

Postimi i Sali Berishës:

Deklaratë e Partisë Demokratike
Përpjekja për përbaltjen, me porosi të Edi Ramës, të Heroit të Kombit Tahir Sinani dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së është një akt i ulët, antishqiptar dhe serbomadh nga Taulant Balla, eksponenti më kryesor i krimit të organizuar pas Edi Ramës në Shqipëri.
Partia Demokratike e konsideron luftën për çlirimin e Kosovës si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas atyre të Skënderbeut.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe, si antishqiptare, çdo përpjekje të Edi Ramës, argatit të Aleksandër Vuçiçit dhe vasalëve të tij si Taulant Balla e të tjerë, për përbaltjen e luftës për çlirimin e Kosovës, heronjtë, të rënët dhe luftëtarët e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos