Italia përjeton bilancin më të rëndë prej javësh nga COVID-19

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 18:32 | Bota
Italia përjeton bilancin më të rëndë prej javësh

Italia ka përjetuar 551 viktima në 24 orët e fundit. Ky eshte rezultati më dramatik i bilancit të fundit të pandemisë në atë vend.

Sipas Autoriteteve shëndetësore, bëhet fjalë për një nga shifrat më të larta të javëve të fundit, ndërkohë që shënon rritje të dukshme nga dita e djeshme, kur ishin 386.

Rritet edhe numri i të infektuarve, 18765, por krahas dyfishimit të testimeve nga dita e djeshme. Kjo ndikon edhe në nivelin e pozitivitetit, që bie në 5.6% nga 8.1% i ditës së mëparshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos