Modelja kroate, Ivana Knoll, e cila u bë simboli i kampionatit botëror “Katar 2022”, di si të tërheqë vëmendjen me postimet e saj, ku nuk ngurron të tregojë format e saj bombastike, sigurisht edhe duke mbështetur vazhdimisht ekipin e saj të zemrës, Kroacinë.
Liga e Kombeve do të njihet sot me fituesin e tretë në histori, aty ku Spanja dhe Kroacia do të synojnë që të marrin për herë të parë këtë trofe. Ndeshja do të startojë në orën 20:45, në stadiumin “De Kuip” në Roterdam.
Knoll ka postuar në video në Instagram teksa shfaqet duke kërcyer në tingujt e një muzike spanjolle. Videoja është shoqëruar me mbishkrimin:
“Më vjen keq Spanja ??????”
Me këtë postim, duket se modelja frymëzon kombëtaren e saj për të fituar trofeun e parë ndërkombëtar. (A2 Televizion)





