Japonia goditet nga tajfuni më i keq në histori, mbi 9 milionë të evakuuar

Nga A2 CNN
19 Shtator 2022, 16:04 | Bota
Japonia goditet nga tajfuni më i keq në histori, mbi 9 milionë

Të paktën 9 milionë personave u është thënë që të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi Japonia është goditur nga një tajfun, i cili mund të jetë më i keqi në historinë e shtetit aziatik.

Deri tani, tajfuni Nanmadol u ka marrë jetën 2 personave dhe ka plagosur gati 100 të tjerë.

Ai goditi ishullin Kyushu, në jug të Japonisë, mëngjesin e së dielës dhe parashikohet të kalojë mbi ishullin Honshu në ditët në vijim.

Me mijëra persona e kaluan natën e së dielës jashtë shtëpive të tyre, ndërsa 3500 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos