Presidenti i Kinës, Xi Jinpin, planifikon të bisedojë me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, për herë të parë që nga nisja e luftës.
Kështu raporton media e njohur amerikan Wall Street Journal, që citon disa burime brenda kësaj çështjeje. Biseda mes tyre do të zhvillohet përmes telefonit. Media amerikane shkruan se kjo pritet të ndodhë menjëherë pasi lideri kinez të përfundojë vizitën në Moskë, ku javën që vjen do të takojë dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Plani kinez për paqe pritet të jetë tema kryesore e diskutimit me liderët e vendeve të përfshira në luftë. Propozimi i Pekinit është përcjellë me shumë skepticizëm nga perëndimi, për shkak të mbështetjes diplomatike të Kinës për Rusinë dhe mos dënimit të luftës së nisur më 24 shkurt të vitit të kaluar. (A2 Televizion)