Vullkani shpërthen papritur në ishullin me 151 milionë banorë, lava shkëputet nga shpatet si ortek

Nga A2 CNN
12 Mars 2023, 19:35 | Bota

Vullkani në malin Merapi në Indonezi ka shpërthyer papritur duke ngritur re gjigante në ajër. Shpërthimi dramatik i së shtunës bëri që lava të rrjedhë si ortek në shpatet e malit.

Merapi ndodhet në ishullin e Javës në të cilin jetojnë 151,6 milionë banorë, duke e bërë atë ishullin më të populluar në botë.

Menjëherë pas shpërthimit, autoritetet urdhëruan banorët që të qëndrojnë në një distancë sigurie të paktën 7 kilometra nga krateri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024