Drejt qendrës së votimit ku deshën disa minuta për të shkuar. Andrea Kapllani, prej muajsh të tërë vuan nga një dëmtim i këmbës dhe lëviz vetëm me paterica.
Sot u çua nga shtrati mes shumë vështirësive për të marrë pjesë në votime. Shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Andrea mori dy fletët e votimit dhe zgjodhi kandidatin që dëshiron për ta qeverisur për 4 vite në Kuçovë.
Pasi kreu një nga të drejtat themelore të njeriut, 66-vjeçari u ndje i lehtësuar që foli me vullnetin e tij të votës. E të njëjtën gjë u kërkoi edhe mijëra të rinjve të bëjnë në këtë ditë të rëndësishme për fatin e qytetit.
Pjesëmarrja në votime në qytetin e Kuçovës ka qenë e ulët. Të rinjtë nuk kanë interes nga politika, dhe fatin e qytetit ua lënë prindërve dhe gjyshërve të tyre. (A2 Televizion)