
Një karabinier ka vrarë me armë zjarri menaxherin e një hoteli dhe ka plagosur një grua në Latina të Italisë. Sipas mediave italiane, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për arsye xhelozie. Sipas tyre, karabinieri Giuseppe Molinaro, 58 vjeç, kishte lidhje me një grua 40-vjeçare për të cilën dyshonte se e tradhtonte me menaxherin e hotelit, Giovanni Fidaleo.
Pas dyshimeve, karabinieri u nis për te hoteli ku e gjeti menaxherin së bashku me 40-vjeçaren në ambientet e parkingut. Ai qëlloi në drejtim të Giovanni Fidaleos dhe gruas me armën e shërbimit, duke e lënë të vdekur Fidaleos dhe plagosi gruan.
Karabinieri 58-vjeçar u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes drejt Kazertës, por u ndalua më pas nga një koleg i tij në Teano, të cilit i rrëfeu gjithçka kishte kryer. (A2 Televizion)