Karnavalet në Venecia, paradë shumëngjyrëshe me anije në ditën e parë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 23:46 | Lifestyle

Qindra turistë dhe banorë u mblodhën në afërsi të urave për të admiruar spektaklin e veçantë të paradës me anije në ditën e parë të Karnavaleve në Venecia.

Venecianë të veshur si kafshë, të burgosur dhe karaktere filmash vizatimorë lundruan mbi gondola përgjatë kanaleve të qytetit historik Italian.

 “Më pëlqejnë shumë Karnavalet në Venecia. Vij këtu çdo vit me maska të ndryshme. Gjithmonë ia kaloj mirë pasi është një atmosferë shumë e këndshme, plot me maska dhe kostume”, deklaron një nga turistet e shumta, natyrisht në maskë.

Gjatë dy javëve të Karnavaleve, qyteti mbushet me mijëra turistë nga e gjithë Italia dhe pjesa tjetër e botës. Tradita e Karnavaleve nisi fillimisht në shekullin e 11, ndërsa këtë vit do të zgjasin deri më 25 shkurt.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani