Enti Rregullator i Ujit ka refuzuar kërkesat e tre ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve për të rritur tarifat. Shoqëritë e Shkodrës, Beratit dhe Elbasanit, që furnizojnë rreth 500 mijë qytetarë në 16 qytete kishin kërkuar në fund të shtatorit për ndryshim tarifash. Enti Rregullator i Ujit ka bërë publike edhe arsyet e refuzimit, nisur nga shoqëria e ujësjellës-kanalizimeve në kryeqendrën e veriut. (A2 Televizion)