Kësaj herë çfarë bëri? Mishngrënësit dhe veganët kundër Nusr-Et

Nga A2 CNN
12 Maj 2023, 20:42 | Showbiz

Krijimi i fundit i Nusret Gökçes ka arritur që të bëjë bashkë kundër tij, mishngrënësit dhe veganët. Nusreti ka publikuar në rrjetin e tij në Intagram një produkt të ri, “Avocado burger”.

Zemërimi nuk erdhi kësaj here për çmimet e kripura që jemi mësuar që t’i shohim në “perandorinë” e tij, por për shkak të bashkimit të avokados dhe mishit, 2 produkte që nuk shkojnë me njëri tjetrin, të paktën jo aq sa mund ta përfytyrojmë ne.

Në degën e Nusr-Et në Londër, avokado Burger kushton midis 19 dhe 25 €, por kjo dyshe nuk është pritur mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos