All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kokainë në tullumbace, arrestohet shqiptari në Romë

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2018, 17:37 | Kronikë
Kokainë në tullumbace, arrestohet shqiptari në Romë
All - Paragraf - 1

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane në një operacion të zhvilluar në periferi të Romës një ditë më parë.

Sipas mediave italiane, të cilat nuk e kanë bërë të ditur emrin e shqiptarit të vënë në pranga, kanë bërë të ditur se policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme prej 1 kilogram kokainë 90 përqind e pastër si edhe një sasi parash.

All - Paragraf - 3

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ra në gjurmët e policisë italiane, për faktin se lëvizte gjithmonë në makina të ndryshme. Kur vendosën ta ndalojnë, agjentët e policisë i gjetën vetëm para. Kokaina e pastër u zbulua gjatë kontrollit në shtëpi e paketuar në disa pako plastike të fshehura brenda disa tullumbaceve të futura në qese. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos