Kontrollet me dron në Krujë: Kapen dy persona duke mbjellë, asgjësohen 224 fidanë kanabisi

Nga A2 CNN
30 Prill 2023, 12:10 | Kronikë
Kontrollet me dron në Krujë: Kapen dy persona duke mbjellë,

Policia në Krujë ka evidentuar një parcelë që do të mbillej me fidanë kanabisi në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi.

Bëhet e ditur se në vëzhgimet e bëra me dron janë zbuluar dy persona teksa tentonin të mbillnin në tokë fidanët.

Një prej tyre u identifikua nga policia si L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi dhe u shpall në kërkim. Po ashtu, njoftohet 224 fidanë të kultivuar në kubikë u asgjësuan.

https://www.youtube.com/watch?v=oZSuI7YlC0E

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi