
Mbrëmjen e kësaj të shtune, Kosova debuton në kualifikueset e Euro 2024. Dardanët luajnë ndeshjen e parë të Grupit I, në transfertën e vështirë me Izraelin. Skuadra e drejtuar nga Alen Zhires i ka të gjithë futbollistët në dispozicion dhe do të mbështetet te yjet Amir Rrahmani në mbrojtje dhe Milot Rashica e Vedat Muriqi në sulm.
Me kualitetin e lart teknik që ka në dispozicion, Kosova beson se mund t’ia dalë të arrijë kualifikimin historik në fazën finale të eventit. Ndeshja në Tel Aviv do të nisë prej orës 18:00. (A2 Televizion)