KQZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por pa Berishën

Nga A2 CNN
18 Mars 2023, 11:57 | Politikë
KQZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por pa

Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi ka regjistruar kolacionin “Bashkë Fitojmë”, por hoqi nga lista Partinë Demokratike të grupimit Berisha. Celibashi deklaroi se PD zyrtare nuk ka shprehur asnjë vullnet që do të jetë pjesë e këtij koalicioni.

“Në konkluzion dhe në analizë të të gjithë çfarë përmenda do regjistrojmë koalicionin “Bashkë Fitojmë” me 3 parti, Partia e Lirisë, PBDNJ dhe PDK”, tha Celibashi.

Celibashi regjistroi edhe Aleancën Liberale e Djathtë” duke deklaruar se është në përputhje me kërkesën e Kodit Zgjedhor, sepse sipas nenit 65 të Kodit Zgjedhor dhe Partitë Politike, Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal  Demokrat dhe Bashkimi Demokrat Shqiptar janë të regjistruar si subjekte zgjedhore e kanë të drejtën që të paraqesin kërkesën.

Partia Demokratike u regjistrua edhe nga KQZ në zgjedhje. Vendimi është marrë para pak minutash nga Ilirjan Celibashi, i cili zbatoi vendimin e KAS për ta regjistruar PD-në me kryetar Enkelejd Alibeajn si kryetar i Komanduar. Ky vendim u kundërshtua nga përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, i cili tha se vendimi i KAS do të ankimohet dhe duhet pritur vendimi i Kolegjit.

https://a2news.com/2023/03/15/bashke-fitojme-pd-pl-dergojne-ne-kqz-kerkesen-per-tu-regjistruar-ne-zgjedhje/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi