Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Kundërshtarja e Lukashenkos dënohet me 15 vite burg

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 18:38 | Bota
Kundërshtarja e Lukashenkos dënohet me 15 vite burg

Liderja e opozitës në Bjellorusi është dënuar me 15 vite burg, në mungesë. Svetlana Tikhanovskaya është larguar nga Bjellorusia në 2020 pasi garoi kundër liderit autoritar Alexander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale.

Mendohet se në fakt ajo ka dalë fituese ndërsa tashmë akuzohet për tradhëti të rëndë dhe konspiracion për të marrë pushtetin.

Tikhanovskaya refuzon të njohë legjitimitetin e gjykatës.

“Sot unë nuk mendoj për dënimin tim. Mendoj për dënimin e mijëra të pafajshmëve të mbajtur dhe të dënuar nëpër burgje. Unë nuk do të ndalem derisa ata të lirohen, shkroi ajo në një postim në mediat sociale.

Gjykata po ashtu ka dënuar me 18 vite burg një nga aleatët e Tikhanovskaya-s, ish-ministrin bjellorus të Kulturës Pavel Latushko, i cili po ashtu është në arrati.

Vendimi i gjykatës vjen vetëm disa ditë pasi fituesi i çmimit Nobel në Bjellorusi dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Ales Bialiatski u dënua me 10 vite burg.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani