Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka cilësuar valën e helmimeve të dyshuara të nxënëseve në muajt e fundit një "krim të pafalshëm".
"Nëse ka njerëz të përfshirë në këtë çështje, dhe sigurisht që ka... për autorët duhet të jepen dënimet më të rënda," paralajmëroi ai.
Kujtojmë se më shumë se 1000 vajza në dhjetëra shkolla janë prekur nga sëmundje të pashpjegueshme që nga nëntori në vend.
Incidente u raportuan në të paktën 15 qytete dhe qyteza vetëm të dielën.
Autoritetet kanë lëshuar shumë pak informacion në lidhje me hetimet dhe nuk kanë njoftuar për arrestime, por ata kanë akuzuar "armiqtë" e Iranit për përdorimin e helmimeve të dyshuara për të minuar strukturën klerikale.
Disa iranianë besojnë se shkollat e vajzave janë duke u shënjestruar nga elementë të linjës së ashpër për t'i ndaluar ato të marrin arsim.
Të tjerë sugjerojnë se autoritetet mund të jenë duke dënuar vajzat për rolin e tyre drejtues në protestat mbarëkombëtare antiqeveritare që shpërthyen në shtator. (A2 Televizion)