Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 75%
  • Ndikimi i shoqërisë 13%

Vijojnë lëkundjet në Turqi, uji i detit përmbyt rrugët e Iskenderun. A ka lidhje kjo me tërmetet?

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 12:24 | Bota
Vijojnë lëkundjet në Turqi, uji i detit përmbyt rrugët

Turqia u godit dje nga një tjetër tërmet i fortë, këtë herë me magnitudë 4.5, me epiqendër në Iskenderun. Këto lëkundje janë shoqëruar edhe me një rritje të konsiderueshme të nivelit të detit, çka ka sjellë edhe përmbytje në qytet, gjë që ka shqetësuar së tepërmi banorët e zonës.

Megjithatë, edhe pse niveli i përmbytjeve shkoi në 50 centimetra, ekspertët thanë se vërshimi i ujërave nuk kishte lidhje me lëkundjet e tërmetit.

Sipas banorëve të zonës, kjo është hera e dytë që ujërat e detit vërshojnë rrugëve të qytetit pas rënies së një tërmeti, edhe pse drejtuesit e qarkut pretendojnë se ato janë vërshime që vijnë nga reshjet e shiut.

https://youtu.be/y-Dt8ll9fuY
https://a2news.com/2023/02/13/terhiqet-rreth-15-metra-deti-marmara-ne-turqi-flet-eksperti/
https://a2news.com/2023/02/08/ngrihet-niveli-i-detit-ne-turqi-pas-termeteve-permbytet-qyteti/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli